Një rast i paprecedentë raportohet të ketë ndodhur pasditen e kësaj të hëne në sheshin Skënderbej në Tiranë.
Katër policë kanë terrorizuar kalimtarët teksa përpiqen të arrestojnë një djalë të ri. Sipas informacioneve dyshohet se i riu i ka ofenduar efektivët.
Siç mund të shihet edhe në videon e publikuar nga Dosja.al, mënyra “terrorizuese” e arrestimit ka tërhequr vëmendjen e qytetarëve përreth.