Ministri i Brendshëm Taulant Balla ndodhet prej një ore në Prokurorinë e Posaçme, SPAK.
Ende nuk dihen arsyet përse Balla ndodhet në SPAK.
Megjithatë jo zyrtarisht thuhet se ai po zhvillon një takim me kreun e Prokurorisë së Posaçme Altin Dumanin.
Gazetari Arsen Rusta në një raportim për mediat bën me dije:
“Jo zyrtarisht mësohet se është takim pune, rutinë. Kemi pyetur edhe pranë SPAK nëse ka një takim zyrtar, ende nuk e kemi një përgjigje. Mbetet për t’u sqaruar arsyeja përse ka qenë kështu. Balla është ndodhur për rreth 60 minuta në Prokurorinë e Posaçme. Sa i përket protokollit drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme nuk shkon në zyrën e ministrit. Vet z.Balla në një reagim të shkurtër është shprehur se aktualisht është në mbledhjen e grupit të PS”.