Policia e Fierit ka vënë në pranga një të ri 26-vjeçar, i cili -vjeaeduke drejtuar automjetin tip “Audi”, në gjendje të dehur, ka përplasur dy makina, njëra prej të cilave ishte e parkuar.
Si pasojë e aksidentit, kanë mbetur të lënduar 4 persona, dy drejtuesit e mjeteve dhe dy pasagjerë, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
“Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin O. G., 26 vjeç, banues në fshatin Dukas, pasi duke drejtuar automjetin tip “Audi”, në gjendje të dehur, ka përplasur automjetin me drejtues shtetasin H. A., 22 vjeç, banues në fshatin Dukas, si dhe një automjet të parkuar në rrugë. Si pasojë e këtij aksidenti janë dëmtuar drejtuesit e 2 automjeteve, shtetasit H. A. dhe O. G., si dhe 2 pasagjerë, shtetasit Y. Sh., 25 vjeç dhe A. N., 27 vjeç, të cilët jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.