JiL.al - Jeto i Lumtur

Aksident humbën jetën tragjikisht në Këlcyrë 8 persona

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një aksident me përmasa tragjike ndodhi mëngjesin e ditës së sotme në aksin Këlcyrë-Përmet, ku 8 persona humbën jetën, drejtuesi i mjetit shqiptar, dhe shtatë të tjerët emigrantë të paligjshëm.

Policia bëri me dije se shoferi, Edison Bregaj 24-vjeç, kishte marrë automjetin tip “Benz” me qira në qytetin e Shkodrës, nga shtetasi Agustin Gjepa, 26 vjeç.

Trupi i 24-vjeçarit shqiptar është tërhequr nga familjarët, ndërkohë që trupat e shtatë emigrantëve janë transportuar në morgun e Lushnjës për shkak të kushteve frigoriferike.

Trupat e emigrantëve do të qëndrojnë në morgun e  Lushnjës deri sa të identifikohet, ndërsa po punohet me ambasadat e akredituara në Tiranë për identifikimin e tyre dhe më pas lidhjen me familjarët.

Në vijim të informacionit paraparak të dhënë për aksidentin e ndodhur në aksin rrugor “Këlcyrë-Përmet”, në afërsi të fshatit Kuqar, si pasojë e të cilit humbën jetën 8 shtetas (drejtuesi i automjetit dhe 7 shtetas që dyshohet se janë nga Vendet e Treta), ju informojmë se nga verifikimet e kryera dyshohet se drejtuesi i këtij automjeti është shtetasi E. B., 24 vjeç, banues në Shkodër.

Gjithashtu, nga verifikimet e kryera rezulton se automjeti tip “Benz” që drejtonte shtetasi E. B. është marrë me qira në qytetin e Shkodrës, nga shtetasi A. Gj., 26 vjeç.

Policia e Shkodrës ka shoqëruar në Komisariat, shtetasin A. Gj., për ta marrë në pyetje për rastin.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Scroll to Top