Behar Bajri alias Bajrovic ka lënë qelinë e burgut dhe është trasportuar në ambjeten e spitalit të këtij insitucioni.
Burime bëjnë me dije se prej disa ditësh ai po merr mjekim pasi ka shfaqur shenja të komplikacionit shëndetësor.
Deri në rekuperimin e tij ai do të qëndrojë në spital duke u vëzhguar nga mjekët por edhe gardianë të burgut.
Behar Bajri u ekstradua me 16 Nëntor 2023 nga Franca drejt vendit tonë.
Ndaj Behar Bajrit rëndojën 5 vepra penale, ndër më kryesoret “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Vrasje me paramendim”.
Hetimet ndaj Bajrit dhe 14 të tjerëve të implikuar në dosjen “Metamorfoza” nisën që në vitin 2019, pas zbërthimit të rrjeteve “Sky” dhe “EnkroChat” nga vendet partnere, të cilat sollën në vendin tonë gjetjet e tyre.