Policia e Serbisë arrestoi dy persona për vrasjen e dyvjeçares Danka Iliç, e cila rezultonte e zhdukur që prej 26 marsit dhe kërkimet për të ishin shtrirë edhe jashtë vendit.
Presidenti serb Aleksandër Vuçiç tha në mbledhjen e qeverisë së Serbisë se ata e kanë pranuar krimin,
“Me çfarë monstrash kemi të bëjmë. Tani po çojnë në vendin ku e kanë hedhur trupin e fëmijës”, tha ai.
Ai falënderoi policinë për përpjekjet dhe angazhimin e tyre.