Një futbollist i Afrikës së Jugut është vrarë gjatë një atentatit për t’i vjedhur makinën.
24 vjecari Luke Fleurs mbeti i vdekur gjatë të shtënave në mbrëmjen e të mërkurës në periferi të Johanesburgut, në zonën e Floridës.
Disa persona të armatosur ende të panjohur për policinë, e urdhëruan atë të dilte nga automjeti gjatë qëndrimit të tij në një pikë karburanti.
Një nga të dyshuarit raportohet se është larguar nga vendi i ngjarjes me veturën e Fleurs pas të shtënave.
“Futbolli ka humbur një talent të shëndritshëm”, postoi në rrjetin social “X” prezantuesja e njohur sportive në Afrikën e Jugut, Carol Tshabalala
Sipas të dhënave të policisë, Afrika e Jugut, vazhdon të përballet me një rritje të sulmeve me armë duke prekur normat më të larta të vrasjeve në botë.