JiL.al - Jeto i Lumtur

Marrëveshja PS-Rithemelim, amnistia penale votohet në Kuvend

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Pas një seance maratonë, në Kuvendin e Shqipërisë u votua amnistia penale. PS dhe Rithemelimi finalizuan dakordësinë e arritur disa ditë më parë.

Në amendamentet e dorëzuara në Kuvend, parashikohet falja e të gjithë protesuesve të opozitës, përjashtuar ata që kanë goditur punonjësit e policisë.

Por edhe ata që nuk fitojnë lirinë, do të përfitojnë ulje dënimi, më të madhe sesa në variantin e parë. Opozita propozoi që nga vitet e dënimit, prej kësaj amnistie, t’u zbriten dy vite nga dënimi i mbetur për gratë dhe 1 vit e gjysmë për burrat.

Prej amnistisë pritet të përfitojnë rreth 700 të burgosur dhe rreth 2500 persona në shërbim prove.

Marrëveshja PS-Rithemelim, amnistia penale votohet në Kuvend
Scroll to Top