Kreu i SPAK, Altin Dumani ka deklaruar ditën e djeshme se janë të paktën 11 objektiva që institucioni që ai parashikon të mbushë në 3-vjeçarin e ardhshëm. Dumani, gjatë raportimit të tij në Këshillin e Lartë të Prokurorisë tha se objektivat e SPAK kanë të bëjnë që nga përmirësimi i kapaciteteve të hetimeve, tek shtimi i strukturave mbështetëse, bashkëpunimi ndërkombëtar e deri tek ngritja e një sistemi të administrimit të çështjeve. “Objektivi i parë është përmirësimi i kapaciteteve të hetimit penal. Së dyti forcimi i kapaciteteve për hetimin financiar dhe pasurore, qasja proaktive në hetimin e pastrimit të parave, nxjerrja e akteve nënligjore për goditjen e pastrimit të parave, forcimi i hetimeve kundër financimit të terrorizmit, sigurimi i standarde të larta ligjore të integritetit institucional, shtimi i strukturave mbështetëse, forcimi i ndihmës dhe bashkëpunimit ndërkombëtar, reduktimi i çështjeve të mbartura, forcimi i transparencës dhe komunikimi me publikun si dhe ngritja e sistemit të administrimit të çështjes”, tha Dumani gjatë fjalës së tij. Altin Dumani gjithashtu bëri bilancin e institucionit që ai drejton përgjatë 2023. Dumani ka vënë theksin se SPAK është një institucion i besueshëm në sytë e aleatëve, e ndërsa tha se në 2023 është arritur një rritje cilësore. “Për 2023 SPAK ka njohur një rritje cilësore, këto të cituara edhe në Progres Raporti i publikuar në nëntor 2023. SPAK ka arritur të krijojë besueshmeri tek autoritetet partnere. Përfaqësues të DEA dhe FBI janë atashuar pranë SPAK. Kemi krijuar kontakt direkt me autoritete të vendeve të Amerikës Latine”, tha Dumani.
Dumani rendit objektivat e SPAK për 3 vitet e ardhshme
- Editor
- Publikuar 05/04/2024
- 08:46
Facebook
WhatsApp
Telegram
Email
- Tags: Aktualitet, ardhshme, Dumani, SPAK