Është ndarë nga jeta ditën e djeshme në moshën 55-vjeçare gazetari i kronikës së zezë Zamir Dule. Ai pritet të përcillet sot në banesën e fundit.
Gazetari Dule ka ndërruar jetë në një spital privat në Tiranë. Dule do të prehet në vendlindje, në fshatin Miras në Korçë, ndërsa lajmi i hidhur është publikuar nga familjarët e të ndjerit.
Kujtojmë se pak ditë më parë, Unioni i Gazetarëve Shqiptarë bëri thirrje për ndihmë për gazetarin Zamir Dule. Ky i fundit ishte shtruar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi vuante nga problemet e zemrës.
Dule ishte gazetar gjatë vitit 1997, kur u masakrua nga pushteti i kohës dhe prej asaj kohe nuk paraqitej në gjendje të mirë shëndetësore. Që atëherë, gazetari i njohur i kronikës së zezë u shndërua në invalid të shëndetit mendor dhe ka jetuar në fshatin e tij në kushte të mjera ekonomike.