Një 30-vjeçar është vënë në prangat e uniformave blu të kryeqytetit, pasi dyshohet se ka vjedhur disa produkte në një market në rrugën “Fabrika e qelqit”.
Bëhet me dije se për rastin në fjalë, për veprime të mëtejshme, materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.
Njoftimi i Policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin F. B., 30 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka vjedhur disa produkte në një market në rrugën “Fabrika e qelqit”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.