Kishte bërë gati kanabisin për shitje, e pëson keq 20-vjeçari

Editor
1 Min Read

Një i ri është arrestuar nga Policia, pasi akuzohet për shitje droge. Burime zyrtare bëjnë me dije se pas hekurave ra shtetasi me inicialet D. M., 20 vjeç, banues në Durrës.

NJOFTIMI I POLICISE
Sekuestrohet një sasi lënde narkotike cannabis sativa, e ndarë në doza.

Vihet në pranga 20-vjeçari që posedonte dozat, me qëllim shitjen. Në vijim të punës operacionale me fokus goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve dhe si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve nga inteligjenca policore, të siguruara në vijim të megaoperacionit antidrogë të koduar “Tempulli 2”, specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin D. M., 20 vjeç, banues në Durrës.

Nga kontrolli fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde narkotike cannabis sativa, të ndarë në doza, me qëllim shitjen në zona të ndryshme të qytetit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *