Bie nga motorri, plagoset turisti 36-vjeçar

Editor
1 Min Read

Një aksident i rëndë ka ndodhur në hyrje të qytetit të Sarandës, tek vendi i quajtur Ura e Gajdarit. Shtetasi me iniciale M. B., 36 vjeç, turist çek duke udhëtuar me motor është rrëzuar dhe është plagosur.

Kanë qenë shërbimet policore të ndodhura në momentin e ngjarjes që kanë njoftuar urgjencën dhe u bë transportimi i tij në spital.

Pas ndihmës së dhënë sipas bluzave të bardha bëhet me dije se turisti çek ka thyerje të vertebrave lumbare L4 L5 dhe për rrjedhojë do të transportohet në Spitalin e Traumës në Tiranë për t’iu nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *