JiL.al - Jeto i Lumtur

Riaktivizohet vatra e zjarrit në pyjet e Pogradecit

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Është riaktivizuar sërish zjarri në fshatin Niçë të Pogradecit prej mbrëmjes së djeshme si pasojë e erës.

Kjo është dita e katërt që kjo zonë është nën pushtetin e flakëve duke djegur një sipërfaqe tepër të madhe kullotash por edhe pyje.

Në zonë kanë shkuar sërish forca zjarrfikëse, inspektorë pyjesh dhe banorë, por terreni malor dhe ecja që duhet të bëjnë e vështirëson mjaft punën e tyre dhe për pasojë janë të nevojshme më shumë forca për të izoluar sërish zjarrin.

Scroll to Top