Dani Alves habit me deklaratën pas lirimit nga burgu: Mbijetoj kudo

Editor
1 Min Read

Dani Alves është duke shijuar pas më shumë se një viti lirinë, teksa vetëm para disa ditësh, 40-vjeçari doli nga burgu duke fituar lirinë me kusht pas dënimit prej katër vitesh e gjysmë për përdhunimin e një vajze 23-vjeçare në një diskotekat e qytetit të bukur, të Barcelonës.

Duke pasur parasysh kushtet e dhomave të burgut, braziliani, në fjalët e parë jashtë burgu, shprehet se është i aftë të mbijetojë kudo pavarësisht ambientit ku ndodhet ndërsa shtoi se nuk e ka problem që për çdo të premte të paraqitet në dyert e Gjykatës për të vërtetuar se nuk është larguar nga Spanja dhe Barcelona.

“Për mua nuk është shumë problem që për çdo të premte të paraqitem në Gjykatë, nuk është se kam ndonjë gjë tjetër për të bërë. Jeta në burg? Unë përshtatem në të gjitha ambientet. Kudo që shkel, ia dal të mbijetoj. Kjo vjen sepse në mentalitetin tim, vendi nuk e ndryshon njeriun, por është njeriu ai që ndryshon vendin ku jeton”,- u shpreh ish-mbrojtësi “legjendar”.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *