U kap me doza kanabisi me vete gati për shitje, arrestohet autori

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një 25-vjeçar është arrestuar në Lushnje, pasi u kap me doza kanabisi me vete gati për shitje. Arrestimi i tij vjen në kuadër të operacionit policor “Tempulli 2”. 

Gjatë kontrollit në banesën e të riut, në lagjen “Kongresi” në Lushnjë, policia ka gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 205 gramë lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa. Në momentin ndërhyrjes së policisë, i riu e hodhi në territorin e jashtëm të banesës.

NJOFTIMI I POLICISË:

Lushnjë/Goditet një tjetër rast i prodhimit dhe shitjes së narkotikëve në kuadër të megaoperacionit “Tempulli”, arrestohet në flagrancë një 25 vjeçar.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale 205 gramë lëndë narktorike.

Në vijim të punës për zbatimin e masave të përcaktuara në planin operacional mbarëkombëtar “Tempulli 2”, për parandalimin dhe goditjen e shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar dhe në inteligjencën policore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, goditën një tjetër rast të shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Si rezultat u arrestua në flagrancë shtetasi Sh. Xh., 25 vjeç, banues në Lushnjë, pasi gjatë kontrollit fizik shërbimet e Policisë i gjetën doza me lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa të cilën ky shtetas e kishte bërë gati për shitje.

Po gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, në lagjen “Kongresi”, Lushnjë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 205 gramë lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa që ky shtetas e posedonte dhe e në momentin ndërhyrjes së Policisë e hodhi në territorin e jashtëm të banesës.

Në përfundim të veprimeve të kryera nga Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier, u bë arrestimi në flagrancë e shtetasit Sh. Xh., 25 vjeç, banues në Lushnjë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

RocketplayRocketplay casinoCasibom GirişJojobet GirişCasibom Giriş GüncelCasibom Giriş AdresiCandySpinzDafabet AppJeetwinRedbet SverigeViggoslotsCrazyBuzzer casinoCasibomJettbetKmsauto DownloadKmspico ActivatorSweet BonanzaCrazy TimeCrazy Time AppPlinko AppSugar rush
Scroll to Top