Një situatë e pazakontë është raportuar këtë të dielë, ku disa avionë nuk po munden të ulen dot në aeroportin e Rinasit.
Siç mund të shihet dhe nga pamjet e FlightRadar, avionë të linjave të ndryshme dhe që vijnë nga vende të ndryshme (Praga, Gjeneva, Brukseli, Roma, Milano, Viena dhe Pisa), bëjnë xhiro në ajër në pamundësi për të kryer ulje në Rinas.
Pamjet tregojnë se avionët bëjnë rrotullime mbi hapësirën ajrore shqiptare dhe nuk ulen.
Tirana International Airport në një reagim ka deklaruar se ky problem ka ndodhur për shkak të një mjegulle të dendur, dhe problemi ka zgjatur rreth 1 orë.