JiL.al - Jeto i Lumtur

Vrasja e Emiljano Ramazanit e Regis Runajt Apeli i GJKKO

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi dënimin me burg përjetë për Xhuliano Hoxhën dhe me 17 vite burg për Euglen Halilin, për dy vrasje të bujshme në Elbasan

KOMUNIKIM PËR MEDIAN

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Saida Dollani (kryesuese), Florjan Kalaja (anëtar) dhe Igerta Hysi (anëtar), sot më datë 08.04.2024, shpalli vendimin lidhur me çështjen e regjistruar me nr. 12 akti, datë 23.01.2024 regjistrimi, mbi ankimin e paraqitur nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar si dhe ankimet e paraqitura nga ankuesit/të pandehurit E.H. dhe Xh.H., kundër vendimit nr. 64, datë 11.10.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, që ka vendosur:

“Deklarimin fajtor të të pandehurit Xh.H., për kryerjen e veprës penale “Vrasja me paramendim”, për interes, në formën e veçantë të bashkëpunimit, atij të grupit të strukturuar kriminal, në dëm të viktimës E.R., parashikuar nga neni 78 paragrafi 2 i Kodit Penal, në lidhje me nenet 28 pika 4 dhe 334 pika 2 të po këtij Kodi, dhe dënimin e tij me 30 (tridhjetë) vjet burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Xh.H., për kryerjen e veprës penale “Vrasja me paramendim”, për interes, në formën e veçantë të bashkëpunimit, atij të grupit të strukturuar kriminal, e kryer me egërsi dhe mizori, në dëm të viktimës R.R., parashikuar nga neni 78 paragrafi 2 i Kodit Penal, në lidhje me nenet 28 pika 4, 50 shkronja “c” dhe 334 pika 2 të po këtij Kodi, dhe dënimin e tij me burgim të përjetshëm.

A po shkon Berisha drejt djegies së mandatit? Avokati Gjokutaj zbardh detajet e bujshme: Një person në ‘arrest shtëpie’ është më i kufizuar se…
“T’i q* rot, s’më rruhet k*i për emision”/ Plas skandali në ‘Ferma Vip’, Dijonis Biba shpërthen në sharje ndaj Baby G (Video)
Kërkuan ndryshim të masës së sigurisë, GJKKO merr vendimin e fundit për Sali Berishën dhe Jamarbër Malltezin
Deklarimin fajtor të të pandehurit Xh.H., për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga neni 278/4 i Kodit Penal, në lidhje me nenet 28 pika 4 dhe 334 pika 1 të po këtij Kodi, dhe dënimin e tij me 7 (shtatë) vjet.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Xh.H., për kryerjen e veprës penale “Grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a paragrafi 2 i Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.
Bazuar në nenin 55 parag 2 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve, i pandehuri Xh.H. dënohet me burgim të përjetshëm.
Bazuar në nenin 33 të Kodit Penal, si dhe nenin 15 të ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, vuajtja e dënimit për të pandehurin Xh.H. do të fillojë të llogaritet nga dita e arrestimit të tij dhe do të kryhet në një nga Institucionet për të dënuarit e rritur dhe të sigurisë së lartë.
Deklarimin fajtor të të pandehurit E.H., për kryerjen e veprës penale “Vrasja me paramendim”, për interes, e kryer me interes në formën e veçantë të bashkëpunimit, atij të grupit të strukturuar kriminal, në dëm të viktimës E.R., parashikuar nga neni 78 paragrafi 2 i Kodit Penal, në lidhje me nenet 28 pika 4 dhe 334 pika 2 të po këtij Kodi, dhe dënimin e tij me 30 (tridhjetë) vjet burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit E.H., për kryerjen e veprës penale “Vrasja me paramendim”, për interes, në formën e veçantë të bashkëpunimit, atij të grupit të strukturuar kriminal, e kryer me egërsi dhe mizori, në dëm të viktimës R.R., parashikuar nga neni 78 paragrafi 2 i Kodit Penal, në lidhje me nenet 28 pika 4, 50 shkronja “c” dhe 334 pika 2 të po këtij Kodi, dhe dënimin e tij me burgim të përjetshëm.
Deklarimin fajtor të të pandehurit E.H., për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga neni 278/4 i Kodit Penal, në lidhje me nenet 28 pika 4 dhe 334 pika 1 të po këtij Kodi, dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) vjet burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit E.H., për kryerjen e veprës penale “Grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a paragrafi 2 i Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.
Bazuar në nenin 55 paragrafi 2 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve, i pandehuri E.H. dënohet me burgim të përjetshëm.
Bazuar në nenin 28 pika 7 të Kodit Penal, uljen e dënimit dhe dënimin përfundimtar të të pandehurit E.H. me 17 vjet burgim.
Bazuar në nenin 33 të Kodit Penal si dhe nenin 15 të ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, vuajtja e dënimit për të pandehurin E.H. do të fillojë të llogaritet nga dita e arrestimit të tij dhe do të kryhet në një nga Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale, sipas marrëveshjes me Drejtorinë e Dëshmitarëve dhe Bashkëpunëtorëve të Drejtësisë…”

Në përfundim, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi:

Lënien në fuqi të Vendimit nr. 64, datë 11.10.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për sa është disponuar në lidhje me të pandehurit Xh.H.
Lënien në fuqi të Vendimit nr. 64, datë 11.10.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për sa është disponuar në lidhje me faktet penale dhe fajësinë e të pandehurit E.H., me ndryshimet si vijon:
Dënimin e të pandehurit E.H. me 10 vjet burgim për kryerjen e veprës penale në dëm të viktimës E.R., sipas nenit 78/2 në lidhje me nenin 28/4, nenin 334/2, nenin 28/7 të Kodit Penal si dhe pikat 2 dhe 4 të nenit 37/a të Kodit të Procedurës Penale.
Dënimin e të pandehurit E.H. me 15 vjet burgim për kryerjen e veprës penale në dëm të viktimës R.R., sipas nenit 78/2 në lidhje me nenin 28/4, nenin 334/2, nenin 28/7 të Kodit Penal si dhe pikat 2 dhe 4 të nenit 37/a të Kodit të Procedurës Penale.
Dënimin e të pandehurit E.H. me 3 vjet burgim, sipas nenit 278/4 në lidhje me nenin 28/4, nenin 334/1, nenin 28/7 të Kodit Penal si dhe pikat 2 dhe 4 të nenit 37/a të Kodit të Procedurës Penale.
Dënimin e të pandehurit E.H. me 1 vit burgim, sipas nenit 333/a/2 në lidhje me nenin 28/7 të Kodit Penal si dhe pikat 2 dhe 4 të nenit 37/a të Kodit të Procedurës Penale.
Në bazë të nenit 55/2 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve caktimin si dënim përfundimtar ndaj të pandehurit E.H. me 16 vjet burgim.
Lënien të fuqi të vendimit të sipërcituar për pjesët e tjera të tij.

Scroll to Top