Ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes, ndalohet i shpalluri në kërkim

Editor
1 Min Read

Policia e Kapshticës ka ndaluar shtetasin në kërkim Sh.Gj., 40 vjeç, i cili raportohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes.

Ndërkohë, Policia e Korçës jep njoftim dhe për një tjetër vepër penale.

Njoftimi i Policisë:

Qarku Korçë

-Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë, në dalje të Republikës së Shqipërisë, ndaluan shtetasin në kërkim Sh. Gj., 40 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Veprimet e mëtejshme procedurale u kryen nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, Tiranë.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin O. B., 39 vjeç, banues në Pogradec, pasi në qytet, dyshohet se ka kanosur me fjalë shtetasin I. M.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *