JiL.al - Jeto i Lumtur

Zbulohet data, ja kur pritet të hapet Tuneli i Llogarasë

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Punimet në tunelin e Llogarasë po përparojnë në mënyrë të shpejtë dhe aksi pritet që të hapet më 30 qershor 2024.

Edhe pse do të jetë funksional, këtë sezon mjetet e tonazhit të rëndë nuk do të kalojnë në tunel, por nga rruga e vjetër. Paralelisht me këtë projekt që do të lehtësojë qarkullimin e automjeteve sidomos në sezonin veror, po përfundojnë punimet edhe për rrugën lidhëse.

Drejtori i ARRSH-së Gentian Gjyli, teksa inspektoi punimet tha se rruga me gjatësi 1.4 kilometra që do të lidhë tunelin me rrugën Orikum Dukat dhe me Palas Dhërmi, është drejt përfundimit dhe do të ketë 4 korsi.

Scroll to Top