TIRANA- Fitër Bajrami është një festë e shënuar në kalendarin islam, pasi celebrojnë një muaj pas agjërimit dhe faljes së namazit të teravitëve, traditë e këtij Muaji të Shenjtë. Pas faljes së mëngjesit, rituali vazhdon me prerjen e kurbanit duke vijuar me urimet. Besimtarët myslimanë në kryeqytet falën namazin para Sheshit Skëndërbej në orën 06:55, siç edhe është bërë zakonisht.
Ceremonia u zhvillua me ilahi dhe fjalën e imamëve të pranishëm e më pas, besimtarët drejtohen për në shtëpitë e tyre, ku vijohet me pjesën tjetër të festimeve, ndër to, edhe vizitat në shtëpitë e të afërmve dhe njerëzve të dashur.
Fiter Bajrami është festa e cila bëhet pas mbarimit të muajit të Ramazanit. Emri Fitër Bajram vjen nga fakti se myslimanët para ditës së Bajramit shpërndajnë lëmoshë, solidarizohen me të varfrit, dhe kështu në këtë mënyrë festojnë së bashku këtë festë.