Pësuan aksident me makinë, humbin jetën dy shtetas serb

Editor
1 Min Read

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Laposaviç. Lajmi është bërë i ditur nga shef rajonal për Rajonin e Mitrovicës, Munish Avdiu, i cili deklaroi se përplasja ka ndodhur mëngjesin e së mërkurës, rreth orës 6:05.

Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën dy persona me shtetësi serbe, ndërsa është plagosur rëndë një i tretë.

“Në aksident dy persona kanë vdekur, drejtuesit e automjeteve, ndërkaq një pasagjer është i lënduar rëndë”, tha ai në një pronocim për mediat.

Dy të rinjtë, rreth moshës 25-vjeçare që kanë vdekur si dhe pasagjeri që është në gjendje të rëndë janë të nacionalitet serb, me shtetësi të Kosovës, ndërkaq automjetet i kishin me targa të Serbisë.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *