JiL.al - Jeto i Lumtur

 Ish-mbretëresha e njohur shtrohet në spital

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Ish-Mbretëresha Sofia e Spanjës është shtruar në spital me një infeksion që prej ditës së djeshme, sipas shtypit spanjoll.

Sipas El Pais, ajo u shtrua të martën në mbrëmje në klinikën Ruber Internacional në Madrid për shkak të një infeksioni urinar. Edhe sot ajo qëndron e shtruar në spital dhe është nën monitorim të vazhdueshëm.

Mbreti Philip vizitoi nënën e tij dhe ndërsa u largua ai siguroi gazetarët jashtë spitalit se ajo ishte “mirë dhe mezi pret të kthehej sa më shpejt të jetë e mundur në shtëpi”.

Duke pasur parasysh përparimin e mirë të shëndetit të nënës së tij, monarku spanjoll e mbajti axhendën e tij të kufizuar dhe mbajti dy seanca dëgjimore me komandantët ushtarakë në Pallat këtë pasdite.

Scroll to Top