Kuvendi miraton ngritjen e Komisionit për Dezinformimin.
Deputetët kanë votuar me 73 vota pro për ngritjen ekomisionit, ndërsa 7 deputetë votuan kundër dhe asnjë nuk abstenoi.
Komisioni i Dezinformimit do të mbikqyrë ndikimet e huaja malinje në mediat shqiptare apo financime nga vende jo mike në politikë dhe parti të ndryshme.
Ngritja e këtij komisioni u propozua nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste.
Ndërkohë SafeJournalists i dërguan letër Kryetares së Kuvendit, lindita nikolla që të merren parasysh implikimet që ka ngritja e tij në lirinë e medias.