Zgjidh një para Hënave dhe zbulon një pjesë të fshehtë

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Nëse zgjodhët Hënën Nr.1: Të fortë, por dyshues

Ju keni një fuqi dhe forcë të natyrshme, që ju ndihmon në ndjekjen e të gjitha qëllimeve tuaja të jetës. Sidoqoftë, tentoni gjithnjë të dëshironi të bëni gjërat vetëm, sepse keni vështirësi të besoni te të tjerët, plagët e vjetra ju kanë bërë më të mbyllur për lidhje të reja Edhe nëse traumatizimi nga njerëz të tjerë krijon plagë të thella, ne nuk mund të bëjmë asgjë krejtësisht të vetëm në këtë botë. Për të jetuar jetë të suksesshme, kemi nevojë për mbështetje dhe unitet.

Nëse zgjodhët Hënën Nr. 2: Energjikë, por pak jo tolerantë

Ju jeni një person shumë i veçantë, me fuqinë për të transformuar energjitë e vendeve ku hyni, duke bërë gjithçka më të gëzueshme dhe më të lumtur, por kjo mund të errësohet nga vështirësia juaj në pranimin e mendimeve të njerëzve të tjerë. Ju keni vështirësi të pranoni diversitetin e madh të mendimeve që ekziston në të gjitha fushat. Kjo rezistencë e bën të vështirë për ju, që të krijoni marrëdhënie të ngushta me njerëz që mund të jenë shumë të rëndësishëm për zhvillimin tuaj. Mësoni të shihni botën më gjerësisht.

Nëse zgjodhët Hënën Nr. 3: Luftarakë, perfeksionistë jo të arsyeshëm

Jeni plotësisht të përkushtuar ndaj qëllimeve tuaja të jetës dhe i bëni ata prioritetin tuaj më të lartë. Ju nuk keni frikë të merrni rreziqe dhe të punoni shumë për atë që dëshironi të arrini. Megjithatë, përsosmëria juaj mund të përfundojë duke dëmtuar punën tuaj dhe shëndetin tuaj gjithashtu. Shpesh harroni që ju jeni një qenie e papërsosur, që mund të keni gabim, që mund të lëndoni veten dhe të lëndoni të tjerët gjithashtu. Ju jeni shumë të vështirë ndaj vetes. Mundohuni të merrni gjërat më lehtë, sepse mënyra se si e trajtojmë veten, është çelësi për të përcaktuar se sa larg do të shkojmë në jetë.

Nëse keni zgjedhur hënën Nr. 4: Të talentuar, por e vrisni mendjen për mendimin e të tjerëve

Ju jeni një person me shumë talente dhe mundësi për sukses, por shpesh jeni të vërshuar nga nevoja për t’i pëlqyer njerëzve rreth jush. Pavarësisht se çfarë bëni, ju kurrë nuk do të jeni në gjendje t’i kënaqni të gjithë. Pra, mendoni më shumë për veten dhe mënyrat për të qenë të lumtur, duke bërë atë që vërtet e doni.

Nëse keni zgjedhur Hënën Nr. 5: Pasionantë, por shumë kërkues ndaj vetes

Ju jepni 100% në çdo gjë që bëni dhe tregoni një pasion të vërtetë dhe përkushtim në misionet tuaja të përditshme, diçka që mungon tek shumë njerëz. Megjithatë, ju jeni shumë kërkues me veten dhe shpesh përfundoni duke neglizhuar pjesë të tjera të rëndësishme të jetës tuaj, që nuk duhen lënë jashtë. Mësoni të arrini një ekuilibër të shëndetshëm për të përmbushur detyrimet tuaja, por gjithashtu të gëzoni jetën në mënyrën e duhur.

Nëse zgjodhët Hënën Nr. 6: Perceptues, por nganjëherë të dekurajuar

Ju keni pasur gjithmonë një ide të mprehtë që ju ka ndihmuar të zgjidhni marrëdhëniet dhe mundësitë më të mira në jetë. Megjithatë, shpesh ndiheni të dekurajuar kur paralajmëroheni për rrezikun e një zgjedhjeje të mundshme. Shqisa jonë e gjashtë ekziston për të na udhëhequr në jetën më të mirë që mund të jetojmë. Mos lejoni që paralajmërimet të shkaktojnë dekurajim, por i konsideroni ato si këshilla të mençura, që do t’ju çojnë në një jetë më të lumtur./lexo.al

Scroll to Top