JiL.al - Jeto i Lumtur

Zgjidh shpejt një sy dhe lexo çka thotë për ty

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Kundërshtoi vendimin e gjykatëses, gjatë një seance gjyqësore për çështje pronësie, dhe më pas tentoi ta godiste atë, kapet dhe ndalohet 63-vjeçari.

Në Gjykatën Administrative Lushnjë, gjatë një seancë gjyqësore për çështje pronësie, shtetasi J. K., pas vendimit të marrë nga gjykatësja e çështjes, ka kundështuar vendimin, ka fyer gjykatësen dhe më pas ka tentuar ta godasë atë, me pretendimin se vendimi i saj ishte i padrejtë sepse prona për të cilën po zhvillohej seanca gjyqësore, i përkiste atij.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, kanë ndërhyrë shërbimet e Komisariatit të Lushnjës, të cilët kanë kryer veprimet procedurale për ndalimin e shtetasit J. K., 63 vjeç, banues në Sarandë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Scroll to Top