JiL.al - Jeto i Lumtur

3 të ekstraduar nga Italia, Gjermania dhe Greqia (EMRAT)

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Ekstradohen nga Italia, Gjermania dhe Greqia, 3 shtetas të akuzuar dhe të dënuar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve dhe për mashtrim.

Interpol Tirana në bashkëpunim me homologët në Itali, Gjermani dhe Greqi vunë në pranga dhe ekstraduan Saimir Prengën, Arjan Gjergjin dhe Besmir Kolën alias Zef Kola.

Sipas Policisë, nga Italia u ekstradua në Shqipëri, shtetasi Saimir Prenga 42 vjeç. “Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar i ka caktuar 42-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Ai akuzohet se në bashkëpunim me shtetasin Gj. L., gjatë periudhës 2017-2018, ka shitur rreth 67 kg lëndë narkot ike cannabis sativa”.

Nga Gjermania u ekstradua 43-vjeçari Arjan Gjergji banues në Shkodër, “pasi Gjykata e Shkallës se Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim. Ai akuzohet se ka bashkëpunuar për prodhimin dhe shitjen e 20 kilogramëve lëndë narkotike cannabis sativa, që u sekuestrua nga Policia, në fshatin Grudë Fushë, në vitin 2021”.

Ndërsa nga Greqia në Shqipëri, u ekstradua Besmir Kola alias Zef Kola, 65 vjeç, banues në Durrës. “ Gjykata e Shkallës së Parë Durrës e ka dënuar me 3 vjet burgim, për veprën penale “Mashtrimi”.

Shtetasit e ekstraduar i janë dorëzuar Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve

Scroll to Top