Motori del jashtë kontrollit dhe përplaset

Editor
1 Min Read

Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në Shkodër. Mësohet se një motor ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga në aksin rrugor “Shkodër-Shirokë”. Sipas njoftimit të policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00.

Më tej bëhet me dije se shoferi 38-vjeçar me iniciale N. K. së bashku me djalin e tij të mitur 14-vjeçar kanë përfunduar në spital ku po marrin ndihmë mjekësore. Nuk dihet gjendja e tyre ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes. 

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Informacion paraprak. Rreth orës 14:00, në aksin rrugor “Shkodër-Shirokë”, motomjeti që drejtohej nga shtetasi N. K., 38 vjeç, ka dalë nga rruga. Si pasojë janë dëmtuar shtetasi N. K. dhe djali i tij, 14 – vjeçar, që udhëtonte në këtë motomjet, të cilët janë dërguar për mjekim në spitalin rajonal të Shkodrës. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *