Tre shqiptarë janë arrestuar në Tivar pasi akuzohen se kanë sulmuar dhe kërcënuar një zyrtar lokal të Administratës Tatimore të Malit të Zi.
Mediat vendase raportojnë se Dejan Drashkoviç po largohej nga Tivari drejt vendit ku jeton, me një makinë me targa serbe, kur është sulmuar nga tre shqiptarët.
Tre personat kanë ndaluar para tij me një automjet “Mercedez benz” me targa italiane. Drashkoviç ka deklaruar se tre shqiptarët kanë nisur ta shajnë me fjalë shqip, duke u përpjekur ta provokonin.
“Nuk kam reaguar dhe nuk kam dashur të debatoj me ta në vend, sepse sigurisht që do të çonte në një incident më të rëndë sepse pranë nesh ishin tre makina të tjera me targa shqiptare. Kam thirrur policinë dhe kam raportuar se çfarë ka ndodhur, dhe pak më vonë në Herceg Novi kanë ndalur Mercedesin, shoferi i të cilit më sulmoi dhe më provokoi, i morën në paraburgim dhe ua dorëzuan kolegëve nga policia e Tivatit”, ka thënë ai.
Ata u shoqëruan në polici por sipas prokurorit në Prokurorinë Themelore të Shtetit në Kotorr, deklaroi se në veprimet e tyre nuk ka shenja të veprës penale.