JiL.al - Jeto i Lumtur

Prishtina proteston pas vrasjes së 21-vjeçares

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Dhjetëra qytetarë marshuan të hënën pasdite në qendër të kryeqytetit të Kosovës, Prishtinë, duke bërë thirrje për ofrimin e sigurisë për vajzat dhe gratë, pas vrasjes së një gruaje 21-vjeçare ditë më parë në qytetin e Ferizajt.

Gruaja 21-vjeçare u vra më 12 prill brenda zyrës së Qendrës për Punë Sociale në qytetin juglindor të vendit, Ferizaj, ndërsa u plagos edhe vëllai i saj 15-vjeçar.

Një 36-vjeçar, që besohet se është ish-bashkëshorti i viktimës, është arrestuar dhe paraburgosur nga autoritetet si i dyshuari për vrasjen.

Në marshin e organizuat nga Kolektivi Për Mendim dhe Veprim Feminist, protestuesit mbanin pankarta me mbishkrime si “Siguri për vajzat dhe gratë”, “Armiku ynë është patriarkati”, “Edhe sa thirrje të humbura”.

Ata bënë thirrje për siguri për vajzat dhe gratë teksa marshuan nga Sheshi “Zahir Pajaziti” deri te ndërtesa e Qeverisë së Kosovës, para së cilës protestuan./ D.M

Scroll to Top