JiL.al - Jeto i Lumtur

Tentoi të digjte me benzinë ish gruan në sy të djalit

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një 52 vjeçar shqiptar është dënuar me 12 vite burg nga gjykata e Volos për tentativë vrasjeje. Sipas mediave greke, shqiptari akuzohet për një ngjarje të ndodhur në vitin 2022, teksa ka tentuar që të djegë ish bashkëshorten e tij teksa po dilte nga makina me djalin e tyre 17 vjeçar.

Pasi ajo ka dalë nga makina, ai i ka hedhur benzinë duke e kërcënuar se do ta djegë. Ai ka pretenduar se nuk kishte ndërmend që t’i vinte flakën ish gruas por kjo e fundit ka thënë se i është afruar teksa mbante kapuç dhe doreza si edhe dy çakmakë në duar.

    Scroll to Top