JiL.al - Jeto i Lumtur

Jetmiri debaton me Eglën: Më ka vënë në lojë burrërinë

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Gjatë ditëve të fundit, Jetmiri vendosi të injoronte 3 banorë në shtëpi, Romeon, Heidin dhe Eglën, me të cilët ka pasur shumë debate në shtëpi.

Gjatë spektaklit të sotëm, ai u shpreh se sipas tij, Egla ka shkelur çdo rregull duke e ofenduar. Nga ana e saj, Egla u shpreh se e gjitha kjo është një skemë e Jetmirit, për të marrë vëmendje.

Egla: Jetmiri mu afrua një mbrëmje. Ishte momenti kur klipi tregonte që i afroj tavolinën. Jemi afruar, më ka përqafuar, kërkoi paqe me mua. Unë i thashë që nuk mbaj mëri me asnjë. Ditën tjetër, i thashë që mos mu afro sespe më kall datën. Pas kësaj, ai tha që nuk të flas më. Nu ke di pse e bën këtë, nuk e di për çfarë e bën. I bën ato skena për të marrë vëmendje, mbledh ca njerëz që të flasë për kamerat. Ndryshon kontekstin e fjalëve, nuk është i vetmi në fakt. Kjo është një gjë normale në shtëpi. Nuk kam më një marrëdhënie me të, që kur më hoqi jorganin. Kam kërkuar falje që i kam përmendur fëmijën. Ai mendoi se po vinte drejtësi me atë zhurmën e tij. Unë u shtriva, ai nisi atë gjë, unë u zgjova si u zgjova edhe pse isha sëmurë. Sjellja e tij më duket ajo e një lojtari kundrejt një tjetri, njeriu nuk hyn fare këtu.

Jetmiri: Nuk di nga t’ia filloj. Nga ajo që po bën Egla, apo nga ajo si ju keni dashur ta tregoni. Duket sikur Jetmiri është problem për Eglën, kur kjo më ka ofenduar, më ka vënë në dyshim burrërinë, më ka thënë manjak, më ka përmendur fëmijën etj. Kjo në biseda ka përfshirë jo vetëm lojën po dhe ju se si i trajtoni gjërat. Ky person me sjelljen e saj ç’njerëzore, fyese, unë kam gjithë të drejtën time që ta sjell në vëmendje sepse besoj që i janë dhënë më shumë mundësi për të dhënë mesazhe. Është person problematik që nuk respekton normat dhe rregullat. Ka gjuhë agresive dhge nuk mund të tolerohet në një televizion publik. Janë shkelur të gjitha rregullat dhe duhet të ndërhyet në momentin që e drjeta e tjetrit shkelet. Unë kam të drejtë të reagoj. Të më falni që u kam rënë në qafë, të më falë publiku, sepse kjo është e vetmja gjë që mund të bëj.

Egla: Si mbledhje koperative më duket.

Këtu ndërhyri edhe moderatori Ledion Liço, i cili iu përgjigj komenteve të Jetmirit.

Ledion Liço: Nuk është dhe nuk ka qenë një program edukativ. Ky nuk është një program publik, por pay-tv, pra paguhet për transmetimin për t’u ndjekur nga të rriturit. Ka një paralajmërim për prindërit që të mos e ndjekin fmëijët e tyre sepse përmban gjuhë nga e të gjitha llojeve dhe ofendime.

Më e rëndësishmja, në asnjë moment nuk është shkelur asnjë dispozitë ligjore, sepse në të kundërt, siç ndodhi me Liamin, do ndodhte dhe me secilin prej jush.

Scroll to Top