JiL.al - Jeto i Lumtur

Po lëvizte me biçikletë, makina përplas 12-vjeçarin

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Drejtuesi i një automjeti në Gjirokastër është proceduar nga policia pasi ka aksidentuar një fëmijë 12-vjeçar që lëvizte me biçikletë. Aksidenti ka ndodhur në një prej rrugëve të brendshme të qytetit të Gjirokastrës.

Fëmija që lëvizte me biçikletë është përplasur nga automjeti që drejtohej nga shtetasi me inicialet Th. P., 60 vjeç, banues në Gjirokastër. Nga përplasja i mituri është dëmtuar lehtë.

Specialistët e Seksionit të Trafikut Interurban dhe Urban në policinë lokale referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për drejtuesin e mjetit.

Gjithashtu gjatë 24-orëve të fundit policia e Gjirokastrës ka proceduar në gjendje të lirë dy 17-vjeçarë, banues në Gjirokastër, pasi u kapën duke drejtuar motomjetet, pa leje drejtimi.

Scroll to Top