JiL.al - Jeto i Lumtur

Fallxhorja i zhvat 150 mijë euro 50-vjeçares duke e mashtruar

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një ngjarje e pazakontë raportohet të ketë ndodhur në Greqi, ku një fallxhore, i ka marrë një gruaje rreth 150 mijë euro me pretendimin se do ti hiqte magjinë e zezë që e kishte pushtuar.

Media vendese shkruajnë se ngjarja ka ndodhur në Prevezë, ku së bashku me burrin e saj fallxhorja e ka bindur 50-vjeçaren se mund t’i zgjidhin magjitë që dyshohet se të huajt i kishin bërë asaj dhe familjes së saj. Dhe në këmbim i kanë marrë bizhuteri me vlerë dhe shuma të majme parash.

Sipas raportimeve përgjatë një viti burrë dhe grua i kanë marrë 50-vjeçares nëpëmjet mashtirimit shumën totale të parave prej 150.000 euro dhe bizhuteri në vlerë prej 40.000 euro.

Mësohet se pas denoncimit të 50-vjeçares fallxhorja me burrin e saj janë shoqëruar në polici për veprime të mëtjeshme proceduriale

Scroll to Top