Prek Mani, deshmori që dha jetën për çlirimin e trojeve shqiptare

Editor
8 Min Read

Një ndër 53 deshmorët e saj ,është edhe biri i Nikaj- Merturit,Prek Mani,I cili dha jetën në luen e rinisë,duke skuqur me gjakun e njomë bozhuret e zhuritura të tokës shqiptare. Ai u vra në Judovnik me 22 janar te vitit 1945 ne moshen 23 -vjecare.Prek Mani lindi ne fshatin Tetaj të krahines sç Nikaj -Mertur me 22 qershor të vitit 1922 ne nje familje te varfer fshatare me tradita patriotike. Ne formimin e Prekës ndikuan pozitivisht babai I tij, Mani si dhe xhaxhallaret Sokoli e Kadria. Keta leviznin shume,takoheshin me shokë e miq si ne zonën e Dukagjinit,Shkodër,Malësinë e Gjakovës etj. Ne takime me njerëzit e njohur ata mesonin shumë dhe kishin marrë një kulturë disi te lartë,e frekuentonin rregullisht kishat, donin arsimin etj. Sokoli e Kadria kanë qënë pjesmarrës në ushtrinë e Bajram Currit, si pjesëmarrës ne Revolucionin Demokratiko-Borgjez te 1924. Qe kur Preka ishte 3 vjeç, familja e tij ndiqej si kundershtare e Zogut.

U njoftuan disa herë qe te dorëzoheshin dhe u detyruan të dalin si kaçak ne male. Kjo u shoqerua me djegiën e shtepisë,të bazës ushqimore te bagetive dhe grabitjen e gjesë së gjallë. Ne periudhën fundviti 1924 deri ne Maj 1925, qëndruan burra, gra e fëmijë ne kushte te jashtëzakonshme bjeshkëve. Por në forma te ndryshme ndihmoheshin nga njerëzit e fshatit dhe te njohurit. Kjo ua kaliti më shumë durimin dhe ua rriti ndjenjet dhe dashurinë për vendin. Me dhimbje te madhe vendosin te largohen nga fshati i tyre , të afërmit ,bashkëfshatarët dhe miqtë. U vendosën të një bashkëfshatar i tyre,Vuksan Nika në Ramoc te Gjakoves,ku me 1926 Mani,babai I Prekës kthehet ne vendlindje,pasi sëmuret rëndë dhe më vonë dhe vdes ,duke qënë i ftohur nga qendrimi kaçak maleve.Kadria,xhaxhai i Prekës ra dy herë në përpjekeje me zhandarët ku edhe plagoset. Me vonë e zënë dhe e dënojnë me 12 vjet burg ne Shkoder. Ndersa Sokoli,ne moshen 23- vjecare vritet nga forcat serbe ne kufi me Jugosllavinë dhe varroset ne varrezat e Ramocit ne Gjakove.Tani hallet e jetes u shtuan pa kufi. Preka, sikurse tregojne te afermit, ishte shume i shkathet,inteligjent ,me trup te gjate ,si je lis bjeshke I vendlindjes. Qysh ne moshë të vogël dallohesh për kerkesat per t’u shkolluar,per te ndërtuar ekonominë,shtëpi te re dhe për të krijuar familje.

Me gjithë veshtiresitë e medha që s’ju kishin ndarë asnjeherë, xhaxhai Marku vendos dhe e regjistron në shkollën fillore në Gjakovë ne vitin 1930. Preka e falnderoj shume xhaxhain dhe i premtoj se do të mesonte shumë dhe do te ishte i sjellshëm.Ne vitin 1934 Preka mbaron shkollën fillore,por familjen e tij,pasi arrestojnë Markun,i internojne ne Novi Pazar. Në moshen 12- vjecare,Prekën e pikelloi shumë,pasi u detyrua te nderpresin shkollën. Ne Novi Pazar familja e tij bënte një jetë në kushte mjerimi. Ndonëse ne moshë te re,por i burrëruar me vuajtjet e jetës, vendos te mos perulet,duke fillon pune nga më të ndryshmet,si argat, sherbetor ne familje por shumë here pa pune. Edhe ne keto kushte mëndjen e kishte te shkolla,interesohesh te gjente ndonjë liber dhe ta lexonte. Ne shtepinë e Prekës ne Tetaj eshte nje libër shumë i vjetër me këngë folklorike. Me 1937, në pamundësi për të jetuer më në Novi Pazar, kthehet ne fshatin e lindjes ,neTetaj. I gjurmuar nga regjimi i asaj kohe, rrinte shumë pak në Tetaj,shkonte te shoket e shkollës ne Gjakovë, por dhe të disa miq në Shkodër, me te cilët kishte krijuar njohje nepërmes xhaxhallarve. Punon në punë të ndryshme nga me te rëndat,argat dhe pa bukë e gjumë. Keto vite janë në kohën e pushtimit fashist italian.Duke përjetuar qelitë,rrahjet, padrejtesitë,raprezaljet dhe duke kujtuar bisedat qe nëna i ikishte treguar dhe ato qe kishte kaluar vetë, e ndihej shume i fyer qe u sherbente pushtuesve.

Në burgun e Shkodrës u trishtua nga torturat qe shihte mbi te ndaluarit qe dilnin ne demonstrate. Fshatarët e dëgjonin më shumë vemendje kur Preka fliste per Shkodrën,për bukuritë e atij qyteti te lashtë,për njerëzit me zemër te madhe ,por edhe për vuajtjet,mjerimin,papunesinë ,për demonstatat,torturat e demonstruesve ne burgje dhe pakenaqësinë për pushtuesit e huaj.Ne shtator 1944 Prek Mani inkuadrohet ne brigadat partizane. Me krijimin e brigades se 25-te Sulmuese,Preka iu bashku kesaj brigade, e cila mori mision per çlirimin e trojeve shqiptare ne Jogosllavi. Ai u caktua komandant i toges se zbulimit ,i cili shquhej si partizan trim,I dashur dhe besnik . Ne fletoren e tij origjinale, te cilen e ruan familje, e ne po e pbulikojme per here te pare ne gazeten “Sot”, ka shume shenime interesante.

Luftimi i fundit qe ka marre pjese Prek Mani, ka qene ne malet e Judovnikut kunder nazisteve gjermane. Ne malet e judovnikut bora i kalonte dy metra. Sipas dëshmive te shokëve partizane, brigada pergatitej te hidhej ne sulm. Preka herëpashëre fërkonte syrin dhe ballin, pasi i kishte mbetur zakon që nga femijëria,kur në vetullën e syrit e kishte zënë një gjarpër. Kur u dha urdheri i sulmit, ra si një partizan, shoku i toges se zbulimit te Prekes. Preka e pa qe shoku u plagos dhe shkoi t’i vinte në ndihmë dhe e mori në krah,por një plumb e goditi Prekën ne shpatullën e majtë. Shokët e derguan ne spitalin e Ivanajve. Nuk i reizistoi jetes.

Vdiq ne duart e shokëve parizane, te cilët e varrosen me shumë dhimbje në varrezat e Ivanajve me daten 22 janar 1945 ne moshen 23-vjeçare.Periudhën janar-prill 1945 partizanet e brigades se 25 Sulmuese e kaluan ne familjet kosovare, sepse dimri ishte i jashtezakonshem. Per vdekjen e Prekës, fjalë pas fjalë kishin degjuar gjithë fshati e krahina. Por nënës Lenë nuk e merrte kush guximin t’i tregonte. Kur shkriu bora dhe filluan e po vinin shokët e Prekës, nënës Lenë i hyri dyshimi dhe pyeste pse nuk vjen Preka. Lena vendos ta kerkonte djalin tjetër derisa ta gjente, por ju lutemi tregoni asaj se Preka ka vdekur ne lufte ne çlirimin e trojeve shqiptare.Shkolles 9 vjeçare ne vendlindjen e tij,ne fshatin Shengergj te Nikaj -Merturit,ia kane vene emrin e Prek Manit,si deshmori i pare i Luftes se Dyte Boterore.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *