Meta: Vulën e PL duan t’ja japin Edi Ramës!

Editor
2 Min Read

IRANË- Kreu i PL-së, Ilir Meta i ftuar në “Çim Peka LIVE” tha se ka një përpjekje për të marrë vulën e Partisë së Lirisë. Sipas tij, këtë përpjekje po e bën SPAK, SHIK-u dhe Engjëll Agaçi, sekretari i Përgjithshëm i kryeministrit Edi Rama. Meta se vula e PL-së po tentohet të vidhet për tja dhënë Ramës.

Meta: Ka një përpjekje për të marrë vulën e Partisë së Lirisë, për të ja dhënë Edi Ramës. kjo nuk ndodh. Nëpërmjet SPAK, SHIK-ut, Agaçit. Bashkëpunëtorët e brendshëm janë ata që thonë mos nxirrni Ilir Metën, Tedi Blushin, Petrit Vasilin, Erisa Xhixhon, mos i nxirrni.

I di ai. A të kam thënë unë ndonjëherë mos nxirr këtë apo atë? Jo, unë u kam thënë në Partisë e Lirisë që dilni. Dilni dhe më shani dhe mua, nuk ka asnjë problem. Luan Hajdaraga miku im thoshte; më mirë edhe të shajnë, edhe të bësh gabime, por të ekzistosh në politikë se sa të mos jesh asgjëkundi. Edhe kur bën gabime edhe kur ekziston, me pak mençuri e kthen atë në pozitivitet. Ti nëse nuk ekziston të duhet shumë punë për të hyrë në treg si një produkt i ri. Po nuk qe ti prezent si Parti e Lirisë, do të jenë tjerët.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *