Sipas kancelarit gjerman Olaf Scholz, lufta në Ukrainë mund të vazhdojë edhe për disa vite të tjera.
“Askush nuk mund të thotë nëse kjo luftë mund të zgjasë edhe pesë vjet”,– tha Scholz gjatë një debati të organizuar nga “Freie Presse” në Chemnitz.
Scholz përsëriti mbështetjen ushtarake të Gjermanisë për Ukrainën.
Në të njëjtën kohë, kancelari gjerman theksoi se është gjithashtu e rëndësishme të kultivohet diplomacia, por që nga fillimi i luftës, presidenti rus Vladimir Putin nuk ka treguar asnjë lëvizje në këtë drejtim.