Eksperti i njohur i ekonomisë, Fatos Çoçoli ka folur për skemën e re të pensioneve. Z.Çoçoli shprehet se qeveria po punon me ekspertë të Bankës Botërore në trajtimin e pensionet sipas skemës shtetërore të jap sa më shumë para për pensionet më të ulëta.
Ai thotë se baza me të cilën realizohet indeksimi është rritja e pensioneve me nivelin e çmimeve të ushqimeve të shportës, mallrat që konsumon një familje pensionistësh, përfshirë dhe ilaçet dhe disa shërbime bazike.
Nga ana tjetër, eksperti ka folur dhe për indeksimin që po përgatit qeveria
Z.Çoçoli thotë se skema e pensioneve nisi reformimin në 2014-ën por nuk e përfundoi. Në të dhënat e fundit dhe ministria e Financave ka rritur kontributet në këtë skemë. Por nëse flitej në nivelet e 680 milion euro të 2016-ës, si kontribute tani mund të jenë në 1.2 miliardë.
Nga këto 10 vite, skema ka dyfishuar të ardhurat, por pensionistëve nuk iu është rritur pensioni.
Ka disa faktorë ku qeveria nuk mund t’i dyfishojë pasi dhe vetë pensionistët nuk janë në numër sa para 10 vitesh te 540 mijë pensionistë, është rritur numri i përfituesve nga skema dhe nuk do ishte e mundur që pensionet nga 130 euro që ka qenë më parë të shkojnë në 270 euro.
Tani pensionet janë diku te 185-187 euro. Ndryshimet nuk kanë sjellë atë që pritej nga reforma dhe pse është më i lartë krahasimisht me para 10 vitesh me 40% më i lartë por jo i mjaftueshëm si rritje të pensioneve në nivel mesatar.
Qeveria po punon me ekspertë të Bankës Botërore në trajtimin e pensionet sipas skemës shtetërore të jap sa më shumë para për pensionet më të ulëta. Baza me të cilën realizohet indeksimi është rritja e pensioneve me nivelin e çmimeve të ushqimeve të shportës, mallrat që konsumon një familje pensionistësh, përfshirë dhe ilaçet dhe disa shërbime bazike.
Në skemën e re, pritet të rishihet indeksimi i pensioneve, këtë po synon qeveria me një formulë të re që një pjesë e pensioneve shumë të larta të kenë një indeksim tjetër, ndoshta indeksin vjetor të përgjithshëm që dukshëm është më i ulët sesa ai i mallrave të shportës.
Dhe pensionet më të ulta të përfitojnë nga diferenca. Një moment keqkuptimi dhe pritje nga ana e pensionistëve në fillim të muajit prill të kishte një indeksim, ku pensionet me paga më të ulta të kenë një indeksim ndryshe, sepse jo çdo nivel pensioni përballon rritjen e çmimeve.
Është më e lartë se inflacioni mesatar vjetor që për këtë vit pritet të jetë të 3-3.3%. Dhe nëse del 4.5% nuk mundet një pension i ulët, nën mesatar të indeksohet në % i lartë në kushtet e vendit tonë 30-40 mijë lekëve të reja.