Arrestohet zëvendësministri i Mbrojtjes, ja akuzat që rëndojnë

Editor
2 Min Read

Zëvendësministri i Mbrojtjes i Rusisë, Timur Ivanov, është arrestuar nën dyshimin për marrje ryshfeti, njoftoi Komiteti Hetues rus më 23 prill.

Komiteti njoftoi për arrestimin e Ivanovit në Telegram, por nuk dha hollësi të tjera.

Por, 49-vjeçari kishte qenë cak i një hetimi të publikuar në dhjetor 2022 nga Fondacioni Kundër Korrupsionit i Alexei Navalnyt (FBK).

Sipas FBK-së, Ivanovi i kishte udhëhequr dhe kishte përfituar nga projektet e ndërtimit në qytetin ukrainas Mariupol, i cili u shkatërrua pothuajse tërësisht nga forcat ruse në muajt e parë të pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia.

Hetimi gjeti se Ivanovi dhe bashkëshortja e tij, Svetlana, i shpenzuam më shumë se një milion euro për pushime, në qira për vila dhe jahte, dhe për blerjen e stolive dhe rrobave.

Ai gjithashtu gjeti se faturat personale të gruas së Ivanovit ishin paguar nga një kompani e lidhur me rindërtimin në Mariupol.
Sipas FBK-së, e cila është ndaluar në Rusi për gjoja ekstremizëm, zëvendësministri u shkurorëzua nga bashkëshortja në mënyrë që ajo t’i shmangte sanksionet e Bashkimit Evropian.

“Sot është një ditë e mirë”, tha Maria Pevchikh, e cila e udhëhoqi hetimin në FBK.

“Njeriu i përfshirë në hetimin tonë u ndalua nën dyshimin për ryshfet.

Në folëm për jetën luksoze të zëvendësministrit të Mbrojtjes Timur Ivanov në vitin 2022”, shkroi ajo në X.

Ivanov ishte emëruar zëvendësministër i Mbrojtjes me urdhër presidencial në maj 2016.

Ai është i sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian, Britania e Madhe dhe Kanadaja.

Revista Forbes e kishte shpallur Ivanovin si njërin nga burrat më të pasur në strukturat ruse të sigurisë./REL

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *