JiL.al - Jeto i Lumtur

Media zviceriane jep lajmin: Shqipja mund të bëhet gjuhë e tretë

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Gjuha angleze sikurse edhe ajo shqipe po fitojnë terren të ndjeshëm në Zvicër. Këtë e thonë të dhënat zyrtare nga nga Berna, raporton media zvicerane në gjunë shqipe, Le Canton27.ch, duke iu referuar të dhënave nga Zyra Federale e Statistikave (OFS) në Neuchatel.

Anglishtja si gjuha kryesore po përparon dhe madje po zëvendëson italishten në podiumin e gjuhëve më të folura në vend. Gjuha shqipe konsiderohet si një nga gjuhët më të njohura në Zvicër. Ndërsa zyra Federale e Statistikave njoftoi së fundmi se për herë të parë në më shumë se 10 vjet, më shumë njerëz në Zvicër flasin shqip sesa portugalisht.

Autoritetet zvicerane (OFS) ndërkohë pohojnë se italishtja nuk është më gjuha e tretë në Zvicër, por se anglishtja e ka shfronësuar atë. Christophe Freymond nga Enti Federal i Statistikave deklaroi se numri i shqiptarëve është rritur ndjeshëm në krahasim me komunitetet e tjera. Çdo vit qindra prej tyre natyralizohen, pra marrin pasaporta zvicerane.

Scroll to Top