Vodhi tre automjete dhe 12 targa, e pëson keq “skifteri” 22-vjeçar

Editor
2 Min Read

Një 22 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Dibrës për vjedhje të disa automjeteve dhe targave. Mësohet se 22-vjeçari është autori kryesor i vjedhjes së 3 makinave dhe 12 targave.

22-vjeçari me inicialet E.K dyshohet se automjetet dhe targat e vjedhura do t’ua jepte personave të tjerë për ti përdorur për veprimtari kriminale. Vijon puna për identifikimin e autorëve të tjerë.

Njoftimi i Policisë:

Vodhi 3 automjete dhe targat e 12 automjeteve të tjera, të cilat dyshohet se do të përdoreshin nga shtetas të tjerë, për veprimtari kriminale, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 22-vjeçari.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional kombëtar “Sundimi i ligjit”, për zbardhjen e vjedhjeve të automjeteve dhe targave të tyre, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve, finalizuan operacionin policor të koduar “Qëllimi”.

Si rezultat i operacionit, u identifikua, u kap dhe u vu në pranga shtetasi E. K., 22 vjeç, banues në fshatin Radovesh.

Ky shtetas dyshohet se është autori kryesor i vjedhjes së 3 automjeteve (2 prej të cilave janë gjetur dhe vijon puna për gjetjen e automjetit tjetër) dhe të targave të 12 automjeteve të tjera, në zonat e fshatrave Xibër, Mat dhe Radovesh, Bulqizë, gjatë disa muajve.

Nga veprimet hetimore dyshohet se targat e vjedhura do të përdoreshin nga shtetas të tjerë, për veprimtari kriminale.

Vijon puna për dukumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga shtetasi E. K., identifikimin e bashkëpunëtorëve të tij dhe nxjerrjen e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *