23-vjeçari përplas për vdekje një person, policia dyshon se…

Editor
3 Min Read

Një ngjarje e raportuar fillimisht si aksident rrugor me pasojë vdekjen e një shtetasi nga Elbasani, në qytetin e Pejës, rezultoi pas 24 orësh se është një vrasje e kryer me dashje nga një bashkëqytetar i viktimës.

Policia e Kosovës në një komunikatë për mediat, njoftoi fillimisht se një person ndërroi jetë pasi u përplas nga një makinë, ndërsa personi që shkaktoi aksidentin e braktisi mjetin dhe u largua nga vendngjarja.

“Drejtoria Rajonale e Policis? n? Pej?, me datë 24.04.2024, rreth or?s 17:25 ?sht? njoftuar se n? rrugën “Agim Binak Qelaj” n? Pej?, fillimisht p?r nj? aksident trafiku, mes nj? veture dhe nj? k?mb?sori”, thuhej në njoftimin paraprak.

Por më pas, autoritetet kanë sqaruar plotësisht ngjarjen duke bërë me dije se viktima me inicialet I.O. është goditur për vdekje qëllimisht nga i dyshuari për ngjarjen, me iniciale S.J., po nga Elbasani.

“Pas hetimeve fillestare ?sht? kuptuar se nuk kemi t? b?jm? me aksident, pasi q? viktima ?sht? goditur me vetur? q?llimisht nga i dyshuari duke i shkaktuar plag? t? r?nda trupore. Viktima ?sht? d?rguar n? Spitalin Rajonal n? Pej?, mirëpo i njëjti nuk ka mundur ti p?rballojë plag?t dhe nga ekipi mjek?sor ?sht? konstatuar vdekja e viktim?s: shtetas i republik?s s? Shqip?ris?. I dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarj?s duke e braktisur vetur?n n? nj? lokacion tjet?r”.

Edhe pse autori u largua me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, ai u arrestua një ditë më pas nga policia.

“Nj?sitet relevante t? Drejtoris? Rajonale t? Policis? n? Pej?, pas nj? pune intensive operativo-hetimore, kan? arritur t? identifikojn? dhe arrestojn? personin e dyshuar: S.J. i lindur me 2001, Shtetas i Republikës s? Shqipërisë. Personi i dyshuar pas intervistimit nga Hetuesit e Sektorit Rajonal, me urdh?r t? Prokurorit t? shtetit ndalohet p?r 48- or? p?r veprën penale “Vrasje e r?nd?”, nd?rsa trupi i pajet? i viktim?s d?rgohet n? institutin e mjek?sis? ligjore n? Prishtinë p?r obduksion”.

Sipas hetuesve të ngjarjes, dyshohet se motiv për vrasjen është bërë një konflikt i hershëm. Rezulton se viktima i kishte djegur shtëpinë autorit të ngjarjes, në qytetin e tyre, Elbasan.

23-vjeçari më pas në shenjë hakmarrje dyshohet se e ka goditur qëllimisht për vdekje, duke tentuar t’a shesë ngjarjen si aksident.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *