Shpërndau lajmin e masakrës në Buça, e pëson keq gazetari

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Sergej Mingazov, gazetar i Forbes Russia, edicioni rus i gazetës amerikane, u arrestua me akuzën e përhapjes së informacionit të rremë rreth ushtrisë ruse dhe, në veçanti, për ripostimin e raporteve të agjencisë britanike në kanalin e tij Telegram ” Reuters” dhe gazeta të tjera mbi masakrën në qytetin ukrainas Buça në pranverën e vitit 2022.

Mingazov tani ndodhet në një qendër paraburgimi në Khabarovsk, në Lindjen e Largët Ruse, ku ai jeton, por ende drejtuesit e gazetës nuk kanë arritur të kontaktojë me të.

Ligji që ndëshkon “lajmet e rreme për ushtrinë”, së bashku me atë që ndalon “diskreditimin e forcave të armatosura”, u miratua në fillim të marsit menjëherë pas fillimit të ofensivës ruse në Ukrainë dhe parashikon dënime të gjata me burg.

“Forbes Russia” u themelua në vitin 2003.

Për vite të tëra të pavarura, si të gjitha mediat ruse, “Forbes Russia” më pas u rreshtua me qeverinë. Licenca tani mbahet nga Magomed Musaev, një manjant i lidhur me Kremlinin, i cili vitin e kaluar gjithashtu u përpoq të merrte të gjithë grupin mediatik “Forbes Media Group” së bashku me Austin Russell por marrëeshja dështoi.

RocketplayRocketplay casinoCasibom GirişJojobet GirişCasibom Giriş GüncelCasibom Giriş AdresiCandySpinzDafabet AppJeetwinRedbet SverigeViggoslotsCrazyBuzzer casinoCasibomJettbetKmsauto DownloadKmspico ActivatorSweet BonanzaCrazy TimeCrazy Time AppPlinko AppSugar rush
Scroll to Top