Po punonin në ndërtim, bien nga kati i 3-të i pallatit

Editor
1 Min Read

Dy shqiptarë janë plagosur rëndë teksa ishin duke punuar në ndërtim në Maltë.

Ngjarja raportohet se ka ndodhur  mëngjesin e sotëm, në Triq Sir Luigi Preziosi, ku çatia e ndërtesës ku ata po punonin u shemb. “Times of Malta” raporton se dy shqiptarët po punonin në një pronë fqinje, e cila është në ndërtim e sipër, kur u hodhën në çatinë e pronës ngjitur.

Por çatia u rrëzua dhe gjithashtu u rrëzuan tavanet e dy kateve poshtë tyre. Për pasojë, punëtorët përfunduan në katin e parë mbi rrënoja. Policia tha se punëtorëve, të moshës 26 dhe 32, iu dha ndihma e parë nga një ekip mjekësor dhe oficerë nga Departamenti i Mbrojtjes Civile.

Pak ditë më parë, një burrë shqiptar humbi jetën po në Maltë dhe mbeti i plagosur dhëndri i tij. Bari Balla, 51-vjeç humbi jetën më 20 prill në Sliema.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *