21-vjeçarja përfundon në spital pasi piu kafen me insekte

Editor
1 Min Read

Një 21-vjeçare ka përfunduar në gjendje të rëndë në spital në Spanjë, pasi konsumoi kafe të mbushur me insekte.

E reja raportohet se punonte në një kompani ajrore, në aeroportin “Son Sant Joan”, ku ajo mori kafen nga një makineri shitjeje, e cila rezultoi se ishte e mbushur me insekte.

E reja nuk e vuri re, dhe e konsumoi por ndjeu se kafja kishte shije të çuditshme.  Më pas ajo raportohet e kishte pësuar një reaksion alergjik duke mbetur pa frymëmarrje dhe ishte dërguar në spital nga stafi aeroportit. Familja e saj ka ngritur një ankesë ndaj aeroportit duke akuzuar për krim ndaj shëndetit publik për insektet që kontaminonin pijet e makinerisë.

Zyrtarët e aeroportit thanë se kanë nisur hetime dhe kontroll të makinerive të shitjeve në impiant.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *