Të shpallur në kërkim, bie në prangat e policisë 3 persona

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Arrestohen tre persona të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale në Tiranë.  Mësohet se një 21, 41 dhe 32-vjeçar janë arrestuar pasi Gjykata e Tiranës ka dënuar secilin me burg për veprat penale vjedhja dhe mashtrimi.

Me rastet e mësipërme do të merret Prokuroria e Tiranës.

Njoftimi i Policisë:

Në zbatim të masave në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, bazuar në informacionet e siguruara për vendndodhjen e disa shtetasve në kërkim, si rezultat i kontrolleve të ushtruara:

– U ndalua shtetasi në kërkim R. L., 21 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e ka dënuar me 6 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja”;

– U ndalua shtetasi në kërkim A. L., 41 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar me 8 muaj burgim, për veprën penale “Mashtrimi”; 

– U ndalua shtetasi në kërkim S. G., 32 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja”.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

Scroll to Top