Policia ka vënë pranga një 66-vjeçar në Lushnjë, i cili ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.
Blutë e Fierit bëjnë me dije se gruaja e dhunuar është pajisur me urdhër mbrojtjeje.
“Komisariati i Policisë Lushnjë arrestoi në flagrancë shtetasin K. M., 66 vjeç, banues në Lushnjë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje”, njofton policia.
Gjithashtu,Policia Rrugore e DVP Fier arrestoi në flagrancë shtetasit: K. Ç., 35 vjeç, banues në Fier, pasi ditën e djeshme, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, përplasi këmbësorin, shtetasin D. T., 74 vjeç, i cili ndodhet në spital, për ndihmë mjekësore
– ?A. K., 55 vjeç, banues në fshatin Grabjan, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;
Si dhe u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Xh. Y., 30 vjeç, banues në Fier, pasi duke drejtuar motomjetin, ka përplasur këmbësorin, shtetasin M. Z., i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.