Një 35-vjeçar është arrestuar nga policia në Fier. Ky shtetas, ditën e premte duke drejtuar automjetin tip “Benz”, përplasi këmbësorin 74-vjeçar.
I moshuari ndodhet në spital ku po merr ndihmën mjekësore.
Ndërkaq, në Lushnje u procedua në gjendje të lirë një 30 vjeçar. Teksa po drejtonte motomjetin e tij, ai përplasi një këmbësor, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.