Humb jetën në vend pasi ra nga pallati një grua.
‘Gjatë natës, në Spitalin Rajonal Berat, është dërguar pa shenja jete, shtetasja F. M., 67 vjeçe, banuese në Kuçovë.
Në bazë të ekzaminimeve mjeko-ligjore dhe të informacioneve të marra, dyshohet se shtetasja F. M., në gjendje të rënduar psikologjike, është vetëhedhur nga kati i tretë i pallatit ku banonte.
Materialet procedurale për rastin i kaluan për vlerësim, Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat’, njofton policia vendore.