Tornado e fuqishme godet këtë vend

Editor
1 Min Read

Tornado të fuqishme kaluan në Nebraska e Iowa të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke lënë pas një vazhdë shkatërrimesh, të lënduar dhe shumë panik mes banorëve lokalë.

Zona më e goditur e Nebraskës ishte Omaha, ku zyrtarët i kërkuan banorëve të kërkonin menjëherë strehim e të mos dilnin prej andej deri sa tromba e ajrit të ishte larguar. Pamje dramatike të një tornadoje që zbret në rrugë ku ndodheshin disa makina, bëri shumë shpejt xhiron e rrjetit.

Në Iowa-n fqinje, një tornado gjigante u përplas mbi qytetin e vogël Minden, ku ka shpërbërë disa struktura, mbetjet e të cilave u përhapën në ajër. Të paktën tre tornado të tjerë janë raportuar që nga e enjtja, duke përfshirë një pranë Bird City, Kansas, një në Yoder, Wyoming dhe një tjetër pranë Akron, Kolorado, sipas Shërbimit Kombëtar të Motit.

Guvernatorja e Kansasit, Laura Kelly, shpalli gjendjen e emergjencës për shkak të motit të keq. Shërbimi kombëtar amerikan i metereologjisë thotë se kushtet e rënduara atmosferike mund të vazhdojnë përgjatë gjithë fundjavës, dhe tornado të forta priten tashmë edhe në Teksas.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *